SPAK ka urdhëruar sërish kontrolle të Kodra e Diellit, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, gruas së tij dhe gjashtë biznesmenëve.
Kontrollet po kryhen nga agjentët e BKH-së në një apartament që ndodhet një kat sipër hyrjes së kryebashkiakut.
Raportohet se apartamenti ku në letra rezulton të përdoret me qira nga një çift, të jetë në përdorim nga Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Veliaj, i cili ndodhet në arrest në burg, dhe Xoxa, e cila është me masën detyrim paraqitje, po hetohen nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash.