Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 54-vjeçar është hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte.
Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku 54-vjeçari, sipas dyshimeve të para, është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.
“Në rrugën ‘Hamdi Sulçebe’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi O. L., 54 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.