Kurbin/ Sherr mes disa personave, goditet me mjet prerës 30-vjeçari

0

Një sherr ka ndodhur mes disa personave në Kurbin.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy vëllezër dhe dy shtetas të tjerë.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës një 30-vjeçar i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.