MALIQ- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Maliq. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin Vreshtas. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident ka mbetur e plagosur pasagjerja 9-vjeçare. E mitura ndodhet në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe shkaqet që sollën aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Maliq/ Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.