Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për të plagosur! Gjendet një makinë e djegur në Lundër

0

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për në spital. Autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.