Nga aksioni janë arrestuar tre shtetas, sapo morën pakot me rreth 1.6 kilogramë lëndë narkotike në degë postare në Tiranë e Shkodër.
Ndërkohë janë identifikuar dy porositës dhe po vijon puna për kapjen e tyre.
Ndërsa janë sekuestruar dy pakot me lëndë narkotike, 3 telefona dhe një automjet. Gjatë operacionit “Pako 1” u arrestuar 24-vjeçari, dhe një 55 vjeçar duke marrë në një degë postare në Tiranë, një pako me rreth 522 gramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar nga ShBA.
Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte një shtetas 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Ndërsa gjatë operacionit “Pako 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi 19 vjeç, duke marrë në një degë postare në Shkodër, një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga ShBA.
Nga hetimet ka rezultuar se porositësi i pakos ishte një shtetas 23 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.