Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet pranë një kanali një automjet i djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

0

LEZHË- Një automjet i djegur është gjetur ditën e sotme rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali në afërsi të fshatit Fushë Gjorm. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës. Sipas raportimeve, autorët pas vrasjes kanë lëvizur në drejtim të Urës së Milotit.

FOTO/ Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet pranë
automjeti
Policia ka kryer kontrolle në Milot, në banesat e personave me të cilët djali i vrarë para një viti i viktimës kishte përplasje, por nuk është arritur që të identifikohen autorët, që ka dyshime të jenë vrasës me pagesë.

Atentati në Lezhë

Gjovalin Prendi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë të Lezhës teksa po konsumonte kafe në lokalin e tij. Dyshohet se autorët kanë qenë tre, të cilët me automjetin e tyre fouristradë, janë ndalur pranë biznesit të babait të Sidorel Prendit, të njohur më shumë si Roan Brahimi. Dy prej tyre të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit. Ata dyshohet se kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e lokalit e kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e kraharorit. Bëhet gjithashtu me dije se në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë. Këta të fundit e kanë dërguar 65-vjeçarin menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Ky lokal është sulmuar edhe më parë dy herë me armë zjarri dhe eksploziv. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrëse për shkak të përfshirjes së djalit të tij në ngjarje kriminale. 65-vjeçari nga ana tjetër ishte njeri me reputacion në zonë dhe interesohej për drejtësi, ndërsa gjithashtu ka bërë çmos që saga e vrasjeve të ndalej.