“Duhet ta hiqja xhaketën, por u fiksuat ju!” Berisha vishet me jelek dhe qeleshe në Pazarin e Vjetër në Krujë

0

KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, teksa ka prezantuar programin qeverisës të ‘PD-ASHM’.

Berisha mori disa dhurata nga artizanët e Krujës në Pazarin e Vjetër teksa veshi dhe një jelek e qeleshe.

“Do të duhej të hiqja xhaketën të bëhej më mirë kjo punë, por s’ka gjë”, tha Berisha. Më pas Berisha hoqi xhaketën dhe vijoi takimin me veshjen popullore në dyqanet e Pazarit të Vjetër.