Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplas motorin, një i plagosur

0

KORÇË- Një aksident është ka ndodhur në afërsi të fshatit Zvirinë, në aksin Korçë – Pogradec.

Bëhet me dije se një mjet ka përplasur një motor ku drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.