E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm…
Cilët prej banorëve Danja i pati më xhan dhe disa më pak?
“Xhan kam patur Eglin, Lorin gjithashtu. Unë kam qenë shumë e vërtetë me të gjithë ata që kanë qenë atje brenda. Ndjesitë e mia kanë qenë jashtëzakonisht të vërteta për këto emra që do të përmend tani. Me Rozin mund të kemi patur momente të vështira me njëra-tjetrën por kanë qenë të vërteta, ajo ka qenë e vetëdijshme. Me Rozin, me Eglin, me Gertën kam pasur momente të sinqerta paçka hatërmbetjeve të caktuara që shkojnë dhe vijnë për shkak të bashkëjetesës aty edhe garës që bëhet.
Gjestin e përmenda? Me Gjestin për t’u habitur nuk është se kishim ndonjë shoqëri të madhe por kemi patur momente të vërteta. Ai më shikonte që isha mërzitur dhe vinte më pyeste, edhe unë. Kemi pasur momente që mund të jemi zënë por ato kanë qënë të pakta”.
Danja shtoi gjithashtu se:
“Unë jam 100% të Danjës tek njerëzit që unë ndaj përditshmërinë time me to. Kam pasur goxha momente emocionale në shtëpi por me Tilën ka qenë më fantastiku.
Më duhej BBV sepse është një dritare e madhe që të tregon se ku je ti me dimensionet e tua, unë jam natyrë modeste”.
“Sado e lodhshme të ketë qenë për mua është deri më sot eksperienca më e bukur që unë kam provuar ndonjëherë. Është një eksperiencë e jashtëzakonshme që jo çdokush do të zgjidhte që ta niste aq më pak ta vazhdonte dhe aq më mirë që ta përfundonte sepse kërkon kurajo të madhe dhe guxim”.
E kishte menduar Danja se do të shkonte 103 ditë brenda në shtëpinë e BBV dhe që do të prekte gjysmëfinalen?
“Unë e kisha menduar veten deri në finale. Nuk e kam pasur kurrë problem vetëbesimin, nuk është çështje arrogance por ia dija vetes ato vlerat e mira të miat ndaj mendova Danja forca që sido të shkojë nuk do dorëzohem dhe syno finalen sepse është gjëja që ty do të të lartësojë tek e fundit”.
Pse nuk arriti Danja në finale?
“Sepse janë disa kompromise të cilat unë nuk kam zgjedhur që t’i bëj asnjëherë me veten dhe i qëndrova besnike vetes, Danjës”.