Si do të votojnë shqiptarët në SHBA? Kompania DHL pezullon dërgesat në Amerikë për shkak të tarifave të Trump

0

SHBA- Kompania DHL Express po pezullon dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri tarifor të Donald Trump. BBC shkruan se gjigandi i dërgesave tha se do të ndalojë përkohësisht dërgesat nga kompanitë në të gjitha vendet për konsumatorët amerikanë të hënën deri në një njoftimin të dytë.

Më parë, paketat me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumente minimale, por për shkak të kontrolleve më të forta doganore që hynë në fuqi së bashku me tarifat e Trump në fillim të këtij muaji, pragu është ulur. Kompania tha se do të vazhdojë të dorëzojë paketa me vlerë më pak se 800 dollarë, të cilat mund të dërgohen në SHBA me kontrolle minimale.

Por ajo që është shqetësuese për Shqipërinë është fakti se kjo kompani është kompania e zgjedhur për të dorëzuar dhe marrë zarfet për zgjedhjet e 11 majit në diasporë. Deri më tani nuk dihet nëse, këto pezullime dërgesash do të ketë efekt të zgjedhjet e 11 majit, por nëse pakot me zarfe nuk dorëzohen, shqiptarët në SHBA nuk do të kenë mundësi që të votojnë.