GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angeleze, K. M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.