SHBA- Motori i një avioni të Delta Air Lines shpërtheu në flakë ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos. Siç raportohet rreth 300 pasagjerë u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës. Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë.
Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit. Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime. Ekuipazhi ndoqi procedurat e evakuimit” kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve.