1. Për të gjithë ata që ndoshta nuk ju njohin, kush është Naim Meta?
Naim Meta është një qytetar i angazhuar në çështje publike prej më shumë se dy dekadash, me një profil të ndershëm dhe të pastër në raport me jetën politike shqiptare. Jam një njeri që vjen nga komuniteti, jo nga politika e zyrave, por nga jeta reale, i lidhur ngushtë me hallet e njerëzve të thjeshtë.
2. Përse zgjodhët të kandidonit nën siglën e Koalicionit Euroatlantik?
E zgjodha Koalicionin Euroatlantik sepse përfaqëson vlerat që unë besoj: liri, demokraci funksionale dhe integrim të plotë në perëndim. Kjo forcë politike është një alternativë reale, pa ngarkesa nga e shkuara dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.
3. Përse duhet qytetarët t’ju votojnë ju?
Qytetarët duhet të më votojnë sepse unë përfaqësoj një model të ri: të ndershëm, me integritet dhe pa interesa personale. Gjithashtu, sepse jam i përkushtuar të jem një zë i tyre në çdo vendimmarrje dhe jo një deputet që zhduket pas zgjedhjeve.
4. Çfarë e bën të ndryshme listën e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik nga lista e Berishës, Ramës apo edhe e partive të vogla?
Lista jonë është ndërtuar mbi kritere të meritës dhe moralit, jo të klientelizmit apo emërimeve nga lart. Ne nuk kemi figura të konsumuar politikisht, por njerëz që e kanë ndërtuar besimin e tyre nëpërmjet punës në komunitet.
5. Ku konsiston programi i Koalicionit Demokratët Euroatlantik?
Programi ynë fokusohet në ndërtimin e shtetit ligjor, ekonomi të qëndrueshme dhe arsim cilësor. Ai gjithashtu synon decentralizimin e pushtetit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
6. Jeni çdo ditë në terren në takimet me qytetarët dhe kam përshtypjen një përceptim e keni tashmë, por sa të gatshëm janë ata të heqin dorë nga partitë e vjetra PD-PS dhe t’ju besojnë juve?
Qytetarët janë gjithnjë e më të zhgënjyer nga partitë tradicionale dhe shumë prej tyre kërkojnë një ndryshim real, jo thjesht retorik. Besimi nuk fitohet lehtë, por unë shoh çdo ditë se sa të lodhur janë njerëzit nga premtimet e pambajtura dhe sa shumë duan një fytyrë të re.
7. Elektorati gri në këndvështrimin tim mund të jetë ndikues në këto zgjedhje, sa keni punuar ju me këtë target?
Ne kemi investuar shumë në komunikim të drejtpërdrejtë, pa retorikë boshe, me elektoratin gri që kërkon më shumë fakte dhe garanci. Po ashtu, kemi ndërtuar një program që i jep zë pikërisht kërkesave të këtij grupi: dinjitet, transparencë dhe zgjidhje konkrete.
8. Ndryshimet që Elbasani meriton, në fusha e sektorë të ndryshëm. Pra çfarë do të bëni ju nesër nëse fitoni?
Elbasani ka nevojë për investime të mençura në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë. Po ashtu, do të luftoj për hapjen e vendeve të punës për të rinjtë dhe për të ndalur largimin masiv që po e boshatis qytetin tonë.
9. Një mesazh të fundit që do kishit…
Elbasani meriton më shumë se premtime. Meriton përfaqësim të ndershëm. Votoni për ndryshimin që nis me ju dhe me një përfaqësim që nuk ju tradhton pas 11 Majit./Infoweb Media