Autoritetet ruse kanë arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së gjeneralit rus Yaroslav Moskalik, i cili humbi jetën pas shpërthimit të makinës të premten.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, e konsideron të arrestuarin si “agjent të shërbimeve speciale ukrainase”.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë publikoi një video të arrestimit të burrit dhe pretendoi se ai kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës.
Moska e akuzon atë për vendosjen e pajisjes shpërthyese, por tha se ajo u shpërthye nga Ukraina, sipas TASS.
Kievi nuk ka reaguar pas ngjarjes dhe nuk ka marrë përsipër organizimin e saj.