Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur në botën arabe si ” Princi i Fjetur” pasi ndodhet në koma për më shumë se dy dekada, mbushi 36 vjeç të premten e kaluar.
Princi saudit ka qenë në gjendje kome që nga viti 2005, kur u plagos rëndë në një aksident automobilistik në Londër.
Më 18 prill, me rastin e ditëlindjes së tij të 36-të, në rrjetet sociale vërshuan urimet, lutjet dhe mesazhet e shpresës për princin, i cili, sipas Roya News, është shfaqur si simbol i besimit të palëkundur për miliona njerëz.
Nëna e tij, Princesha Reema bin Talal, postoi në platformën X foto të djalit të saj nga fëmijëria e tij dhe momentet më të fundit, duke shkruar: “I dashuri im Al-Waleed bin Khaled, 21 vjet pas (aksidentit) ti mbetesh i pranishëm në zemrat tona dhe në lutjet e të gjithë atyre që të duan. Zoti im, shëroje robin tënd të dobët.”