Një banor i Matit me banim në Britaninë e Madhe ka denoncuar vjedhjen e dokumentave të tij rreth 1 javë më parë në parkun “Mbretëresha Geraldinë” të qytetit të Burrelit.
Hazbi Kurtagja pretendon se gjatë kohës që po kryente ritin e faljes në ambjentet e xhamisë, persona ende të paidentifikuar i kanë hapur automjetin që e kishte parkuar diku afër dhe i kanë marrë sendet me vlerë. Për këtë, shtetasi Hazbi Kurtagja ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë Mat ku kërkon kthimin e parave që kishte në portofol dhe dokumentet që kishte në çantë.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet që nëpërmjet kamerave të sigurisë së xhamisë apo objekteve përreth, të gjejë autorin apo autorët e mundshëm.