Panik në Londër/ Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik (VIDEO)

0

LONDËR- Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place. Raportohet se rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, flakët janë përhapur edhe në një banesë ngjitur. Ndërkohë banorët janë këshilluar që të mbajnë dritaret mbyllur dhe të shmangin zonën për shkak të tymit që ka përfshirë vendin.