Amerikanët rikthehen në Gjykatën Kushtetuese, pikëpyetjet për 2 anëtarët që u ka mbaruar mandate!

0

Një përfaqësi nga ambasada e SHBA-së ka zhvilluar një takim në Gjykatën Kushtetuese.

Vizita në Gjykatën Kushtetuese ka ndodhur dy ditë më parë dhe të pranishëm në takim kanë qenë të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.

Edhe pse kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka publikuar asnjë rresht për këtë takim, qartas rikthimi i vëmendjes së ambasadës së SHBA-së drejt kësaj gjykate është i ngjashëm me lëvizjen që ndodhi edhe në SPAK, shkruan vna.

Pas një periudhe tranzicioni, tashmë duket qartë se SHBA-ja është rikthyer me vëmendjen dhe asistencën e saj në SPAK dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë të fundit, sigurisht, për t’i dhënë drejtim paqartësive për përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të kësaj gjykate, përfshirë dhe kryetaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar dhe priten lëvizjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të nisur zyrtarisht procedurën për zëvendësimin e saj.

Me të njëjtin ritëm pritet të zëvendësohet dhe anëtarja me mandat të përfunduar, Sonila Bejtja.