Aksident i FRIKSHËM në Peshkopi! Makinat përplasen para shkollës dhe përfundojnë në trotuar, rrezikohen fëmijët

0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë Shkollës së Mesme Profesionale në Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek nxënësit dhe qytetarët e pranishëm për shkak se makinat kanë përfunduar në trotuar, duke rrezikuar jetën e nxënësve që po kalonin aty pranë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky nuk është rasti i parë kur segmenti rrugor pranë Shkollës Profesionale bëhet burim incidentesh. Mungesa e përdorimit të unazës së qytetit nga mjetet që kalojnë në këtë zonë vazhdon të përbëjë një rrezik të vazhdueshëm për mbi 1400 nxënësit e dy shkollave të mesme në Peshkopi.