Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur në një takim liderët e dy partive më të mëdha opozitare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike.
Ky hap i Kurtit shihet si një përpjekje për të gjetur një rrugëdalje për konstituimin e parlamentit të Kosovës.
Kosova ende nuk ka formuar institucionet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kjo për shkak të mospajtimeve mes Vetëvendosjes dhe forcave të tjera politike për kandidaturën e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.
Seanca për konstituimin e parlamentit e nisur më 15 prill ka dështuar tetë herë radhazi, pasi Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për Albulena Haxhiun.