Arrestohet një shqiptar dhe dy grekë, u kapën në flagrancë me drogën e trafikuar nga Tajlanda

0

Policia greke ka arrestuar një shqiptar dhe dy shtetas grekë pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Mësohet se tre personat u arrestuan në flagrancë nga policia gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës.

Sipas raportimeve droga e cila u kap në Greqi kishte ardhur nga Tajlanda nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.

Droga e ndarë në tre pako nëse do të nxirrej në treg për shitje do të kapte vlerën e 23 mijë eurove.

Mes të arrestuarve është një person i cili dyshohet të jetë pronari i një lokali ku edhe zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.