Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një banesë në një prej pallateve të zonës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit pas disa minutash ndërhyrjeje.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas hetimeve nga grupi hetimor.