Zjarr i përmasave të mëdha në Babrru, digjet një banesë, tymi mbulon zonën

0

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet shumë pranë disa banesave, të cilat po rrezikohen nga flakët.

Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një banesë të braktisur, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa bëhet me dije se shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.