Elbasan, 4 maj 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ndërmarrë disa veprime procedurale gjatë 24 orëve të fundit, që kanë çuar në arrestime dhe nisje procedimesh për vepra të ndryshme penale në Cërrik dhe Peqin.
Në Cërrik, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në këtë qytet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë shtetasin E. Xh., 34 vjeç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 24 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në Peqin, nis procedimi penal ndaj shtetasve D. S., 50 vjeç dhe R. H., 42 vjeç, të kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronat e tyre.
Ndërkohë, në Cërrik, nisi procedim penal ndaj shtetasve R. Sh., 56 vjeç dhe L. P., 65 vjeç, të cilët janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.