“Unë di të them këtë, bufin e kënetës ti e njeh mirë. Në gjithë këto vite ka njerëz që ti i zgjedh në jetën tende, ka mallkime që të ndjekin. As ai vetë nuk e beson atë që thotë, ai e di shumë mirë se nga i ka ardhur ajo që i ka ardhur. Aty ska lidhje as Soros dhe as unë. Ai është kapur mbas kësaj narrative se ska ça të thotë. Nuk ka njeri një vend si Shqipëria që të ketë fuqi në DASH, do të thotë se nuk e di si funksionon SHBA. Ata nuk merren prej hundësh nga një vend ose nga paratë”, tha Rama.