Elbasan, 8 maj 2025 – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset me tjetër automjet
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, i cili në gjendje të dehur u përplas me një automjet tjetër në aksin “Elbasan-Librazhd”, duke shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Elbasan, 8 maj 2025 – I riu plagoset lehtë pas një konflikti në një takim politik
Një konflikt i çastit i ndodhur pas përfundimit të një aktiviteti të Partisë Demokratike në lagjen “Emin Matraxhiu” ka përfunduar me plagosjen e lehtë të shtetasit P. B., 19 vjeç. Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta mes disa pjesëmarrësve. Policia po punon për identifikimin e të përfshirëve. Rasti po hetohet për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gramsh, 8 maj 2025 – Dy vëllezër me probleme mendore dërgohen në Spitalin Psikiatrik pas një konflikti familjar
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që tregonte një konflikt fizik mes tre familjarëve, Policia e Gramshit ka ndërhyrë duke kapur shtetasit M. S., 53 vjeç dhe Ç. S., 51 vjeç, të cilët kanë probleme të shëndetit mendor. Ata u dërguan për trajtim në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Rasti po hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.