Tragjike në Rrëshen/ Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist! Plagosen dy të tjerë (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Kodër-Rrëshen të Mirditës, ku një elektricist humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë punës për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi.

Viktima është identifikuar si Emiljano Bunga, punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Dy kolegët e tij, të cilët pësuan dëmtime, janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së ish-shkollës së mbyllur në Kodër-Rrëshen, ku është vendosur një nga qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë pasur probleme teknike gjatë ndërhyrjes në rrjetin elektrik.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve apo kushteve në të cilat po kryhej puna.