Partia Socialiste po zhvillon këtë pasdite mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Tubimi i fundit i socialistëve po mbahet në Tiranë, ku gjithçka është thuajse gati dhe mbështetësit kanë mbërritur në ambientet e Parkut Olimpik.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka mbërritur për të drejtuar aktivitetin final të PS-së, i cili shënon fundin e një fushate intensive në të gjithë vendin.
Në këtë event do të prezantohen vetëm kandidatët e PS-së për qarkun e Tiranës, duke vendosur theksin te kryeqyteti si qendër politike dhe elektorale.