Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që po mbahen sot në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Ymer Lala” në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama.
Pas votimit, kreu i qeverisë publikoi një video me tone miqësore dhe batuta, ku shfaqet përkrah bashkëshortes dhe disa banorëve të zonës. “Unë me katundaren time”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar me humor qytetarëve që bënin simbolin e numrit 5: “Ulini duart se është heshtje zgjedhore”.
Në mesazhin e tij, ai përshëndeti qytetarët nga Surreli dhe uroi një ditë të mbarë:
“Katundi jonë ju përshëndet… ju urojmë një ditë fantastike nga katundi jonë, Surreli quhet,” u shpreh Rama.
Zgjedhjet e sotme po zhvillohen në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e qindra mijëra qytetarëve që votojnë për përfaqësuesit e rinj në Kuvend. Procesi ka nisur i qetë, megjithëse janë raportuar disa problematika në disa zona.