I akuzuar për korrupsion zgjedhor, arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier Limonera Bozha

0

Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mësohet se për një periudhë të gjatë është hetuar aktiviteti i familjarëve të afërt të kandidates së PSD Limonera Bozha.

Sipas raportimeve, janë shpërndarë para për vota në favor të kandidates së PSD-së.

Ndalimi është bërë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se babai i kandidates për arsye shëndetësore ka përfunduar në spital. Pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar për në komisariat.