Për shkak të lodhjes së numëruesve të PD, këta të fundit kanë kërkuar që procesi i rinumërimit të votave në qytetin e Fierit do të filloje nesër në orën 8:00.
Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.
Nënkryetarja e KZAZ – se Enkelejda Veliu ka pohuar se nuk kanë zëvendësues.
‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zëvendësues’, tha ajo.
Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 8.