SHQIPËRI– Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4838 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 679010, vota ose 52.15 përqind kundrejt 446,625 votave të PD-ASHM, 34.41 përqind.
PSD ka marrë 45,131 vota, ose 3.48 përqind, Nisma Shqipëria Bëhet 45,450 vota, ose 3.50 përqind dhe Partia Mundësia 38,266 vota ose 2.95 përqind.
Ky rezultat është deri në orën 07:00.
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.