Teksa ndodhemi shumë pranë përfundimit të procesit të numërimit të votave, dhe Partia Socialiste kryeson bindshëm duke siguruar mandatin e katërt qeverisës, demokrati i njohur Korçar Ilir Vrenozi ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke thënë se po mban “premtimin” e dhënë në rast dështimi.
Gjatë një proteste, demokrati iu përgjigj pyetjes se çfarë do të bënte nëse PD do të humbte zgjedhjet, duke thënë: “Do ha m** deri në 2029 sikur kam bërë deri tani.”
Teksa shfaqet duke ngrenë një petull me çekokrem, ai thotë: “E di ai i gjati çfarë po ha. I thashë unë çfarë do ha, dhe unë e mbaj fjalën, pas datës 11. Bëre ç’është e mundur që të haja m** unë o i gjatë. Bir bir, oi oi oi”, thotë demokrati i zhgënjyer nga rezultati që priste.