TURQI- Takimi midis Recep Tayyip Erdogan dhe Volodymyr Zelensky po zhvillohet në Pallatin Presidencial në Ankara. Volodymyr Zelensky, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin turk, do të takohet me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në kuadër të bisedimeve me Rusinë për armëpushimin në Ukrainë, ndërsa vendimet përfundimtare pritet të merren në drekën e punës që do të mbahet në orën 14:00.