Mediat britanike: Starmer u turpërua në Shqipëri, ia refuzuan planin për emigrantët

0

Mediat britanike e kanë pasqyruar gjerësisht vizitën e kryeministrit Keir Starmer në Shqipëri, duke theksuar se një ndër objektivat e tij ishte të bindte kryeministrin Edi Rama për një plan për emigrantët të ngjashëm me atë të Italisë.

The Telegraph shkruan se Starmer “u turpërua” në Shqipëri, pasi kryeministri i tha qartësisht një “Jo” në konferencën drejtpërdrejt për mediat që të dy mbajtën.

“Starmer u përbuz” në Shqipëri shkruan gazeta britanike, duke pasqyruar përgjigjen e Ramës, i cili tha se një marrëveshje si ajo e Italisë për emigrantët nuk do ta përsërisë me asnjë vend tjetër.

Starmer raportohet se po diskuton edhe me vendet e tjera të rajonit si Serbia dhe Bosnja Hercegovina.