Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, priti homologun e tij francez në një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u zhvillua në garnizonin “Skënderbej” dhe gjatë këtij takimi u firmos një marrëveshje teknike për modernizimin e Forcave të Armatosura.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, shprehu gatishmërinë e Francës për të qenë një aleat i fortë në këtë proces, ndërsa homologu shqiptar, Piro Vengu, theksoi rëndësinë strategjike të kësaj marrëveshjeje.
“Nënshkruam një marrëveshje për modernizimin e forcave tona ajrore, tregues i qartë për përparimin tonë. Shohim në mënyrë të një mend dhe sfidat për popullin ukrainas dhe gjetjen e zgjidhjeve të aleancës dhe kahun e aleancës dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe industrinë ushtarake europiane. Edhe rivitalizimin e ushtrisë edhe me ndihmën e Francës”, tha Vengu.