Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.
Trump ka njoftuar se pas kësaj bisede, e cila ka zgjatur rreth 2 orë, ai ka në plan të kontaktojë edhe Volodymyr Zelenskyn, me të cilin, siç u bë e ditur, ai kishte biseduar më herët, para telefonatës me Putinin.
Nga ana tjetër, media ruse “TASS” raporton se Trump u shpreh se Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të konfliktit, pavarësisht se Moska nisi në mënyrë të njëanshme pushtimin dhe dërgoi vetëm një delegacion të nivelit të ulët të politikanëve të rinj në bisedimet e paqes të së premtes në Stamboll.
“Rusia është e gatshme të punojë me Kievin për një memorandum mbi një traktat paqeje në të ardhmen”, citoi Tass.
Sipas Reuters, Putin ka bërë telefonatën nga një shkollë muzike që vizitoi më herët në Soçi, në brigjet e Detit të Zi, ndërsa Trump është në Uashington. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare, dy liderët janë lidhur përmes linjave të kriptuara dhe në prani të përkthyesve, pasi Putin flet anglisht, por përdor vetëm rusisht për negociatat.