Egli dhe Gjesti janë bashkë? DETAJI që po bën xhiron në rrjet

0

Në rrjetet sociale vijojnë aludimet nëse Egli dhe Gjesti janë në një lidhje që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”. Së fundmi, një detaj mjaft i vogël po bën xhiron në rrjet.

Fituesi i edicionit të katërt të reality show-t ka publikuar një foto dhe vëmendjen më të madhe e ka marrë një aksesor i tij, varësja me disa rruaza të varura në zinxhir.

Deri këtu, gjithçka normale. Por njëra nga rruazat ka bërë që fansat të “ndezin alarmin”: në të është e gdhendur shkronja “E”.

Rastësi? Simbolikë? Apo një dedikim i fshehtë për Eglin, ish-banorja me të cilën Gjesti pati një kimi të padiskutueshme gjatë qëndrimit në BBVIP? 

Fansat e dyshes nuk po e marrin këtë si një detaj të pafajshëm. Përkundrazi, janë të bindur se kjo është mënyra e tij për të “konfirmuar” publikisht – pa folur fare – një ndjenjë që ndoshta po rritet në heshtje.

Ndërkohë as Gjesti, as Egli nuk kanë reaguar mbi zhurmën që ka shkaktuar kjo “E” e vogël, që të dy duket se janë shumë të fokusuar te projektet e tyre muzikore.