Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar Shqipërinë për çeljen e grup-kapitullit të tretë për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.
Urimi i Kos ka ardhur përmes një postimi në platformën “X”, e cila shkruan ky grup-kapitull do të funksionojë për një ekonomi më të mirë për vendin tonë, teksa shton se ky është një hap më pranë BE-së.
“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së.
#ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan ajo.