Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

0

Do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites por orët e pasdites dhe në vijim, priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërisht vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten me 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.