“Shqipëria, Italia e re e turizmit”/ Kryeministri Rama: Prioritet BE-ja dhe energjia e gjelbër

0

Kryeministri Edi Rama duke folur për performancën e sektorit të turizmit dhe shifrat e turistëve të viteve të fundit, thotë se sot Shqipëria mund të quhet një “Itali e re”,

“Vitin e kaluar e mbyllëm me 12 milionë turistë, e kjo është shifër e jashtëzakonshme për një vend me vetëm 2,4 milionë. Na duhet të vëmë një ekuilibër midis masives dhe cilësores, në të kundërt, rrugës, mund të humbim, jo vetëm mundësinë për të qenë Zvicra, që nuk mendoj se e kemi, por edhe mundësinë për të qenë një Itali e re”, tha Rama.

Kryeministri foli për mundësitë e Shqipërisë në pasjen e energjisë tërësisht të gjelbër.

“Ne kemi 100 për qind energji të ripërtëritshme. Problemi është se kemi shumë energji hidrike dhe tashmë po ngremë energjinë diellore. Ka kompani franceze që kanë ardhur, edhe kompani të tjera, për të ndërtuar objekte për energjinë diellore, kështu që, energjia është pa dyshim një nga frontet”.

Edi Rama dha këtë opinion si e shikon ai Bashkimin Europian sot: “Një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë. BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar”.

I pyetur për fitimin e mandatit të katërt dhe prioritetet Edi Rama dha këtë përgjigje.

“Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar”, u shpreh kryeministri.

Sikurse në Samitin e Komunitetit Europian, Edi Rama nuk harroi të përmed në këtë intervistë presidentin amerikan.