Vogëlushët e klasës së parë në “Green School” kremtuan festën e Abetares, ndërsa të vegjëlit mbylljen e ciklit parashkollor

0

Vogëlushët e klasës së parë në “Green School” kremtuan festën e Abetares, ndërsa të vegjëlit mbylljen e ciklit parashkollor

Vogëlushët e klasës së parë të shkollës jopublike “Green School”, në Elbasan kremtuan me entuziazëm përmbylljen e udhëtimit të tyre të parë në botën e dijes, Abetaren.

Të udhëhequr nga mësuesja e tyre , nxënësit sollën një program të pasur artistik me recitime, këngë dhe valle, duke emocionuar publikun e pranishëm, i përbërë nga prindër, gjyshër, familjarë dhe stafi pedagogjik i shkollës.

Për stafin e shkollës këto aktivitete tashmë janë shndërruar në traditë.
Festa u kthye në një moment të veçantë reflektimi për rrugëtimin që fëmijët kanë bërë gjatë këtij viti shkollor, duke përjetuar së bashku emocionet e para të leximit, të shkrimit dhe të bashkëpunimit në grup.

Kjo ditë ishte gjithashtu e rëndësishme edhe për vogëlushët e ciklit parshkollor. Nëpërmjet programit të paraqitur në skenën magjike të teatrit Skampa ata dëshmuan se janë gati të nisin rrugëtimin e gjatë drejtë dijes.
Këto aktivitete mbeten një kujtim i paharrueshëm jo vetëm për vogëlushët, por edhe për të gjithë ata që janë pjesë e rritjes dhe edukimit të tyre.

Mbylle me pjese nga kopshti./Infoweb Media