Në Elbasan, rreth 8% e popullsisë rezulton e papunë,përqindje pak më e ulët se mesatarja kombëtare prej 8.8%. Pjesa më e madhe e të papunëve në qytet përbëhet nga gra dhe të rinj.Sipas drejtoreshës së Zyrës së Punës në Elbasan, Marsida Hyseni, 65% e të papunëve të regjistruar janë gra, ndërsa të rinjtë i penalizon mungesa e formimit profesional.
Zyra e Punës në Elbasan synon që deri në fund të vitit të ndihmojë 1800 persona të gjejnë punë, përmes bashkëpunimit me sektorin privat, për të cilat thotë se ekzistojnë disa programe mbështetëse.
Nga ana tjetër, sektorë të ndryshëm ekonomikë në qytet raportojnë mungesë të fuqisë punëtore, për shkak të emigrimit të të rinjve drejt vendeve të tjera./Infoweb Media