Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetases E. M., 38 vjeçe. Ajo është përfshirë në një aksident rrugor në aksin “Elbasan–Librazhd”, ku automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P..
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar T. P. dhe pasagjerja në automjetin e tij. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.