32-vjeçari në Elbasan procedohet penalisht për kanosje dhe prishje të qetësisë publike

0

Elbasan, 26 maj 2025 – Një 32-vjeçar me inicialet R. Z. është proceduar penalisht nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur disa shtetas në rrugë dhe ka prishur qetësinë publike.

Ngjarja është trajtuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.