PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas. Një minator ka humbur jetën e sakaq nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe po punohet pë zbardhjen e tyre. Mësohet se viktima është minatori Syrja Bego 58 vjeç. Sipas informacioneve, viktima është kryetar i sindikatës së minatorëve.