Everton ndan mendjen për Brojën

0

Everton ka vendosur që të mos mbajë në skuadër Armando Brojën. Klubi i Premier League, ka bërë të ditur se nuk do të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit nga Chelsea.

Broja kaloi një sezon mjaft të vështirë në “Goodison Park”, me paraqitjet e tij që u kushtëzuan nga forma e dobët dhe dëmtimet.

Sulmuesi i kombëtares kuqezi luajti 10 ndeshje me Everton, por nuk ia doli dot që të lërë gjurmë.

Tashmë, ai do të kthehet në Londër, te Chelsea.
Në verë, sipas asaj që kanë shkruajtur së fundmi mediat, Chelsea do të kërkojë të shesë përfundimisht Brojën.