Gjykata e Apelit la në burg një një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri si punonjëse seksi.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, paraqitet dëshmia e vajzës, që pohon se në Tiranë kishte ardhur për të punuar pas propozimit të një mikeje, që i tregonte se në Shqipëri mund të fitonte shumë të ardhura.
Në Tiranë, e priti Sinan Borat, që punonte si taksist dhe që ishte i gatshëm ta ndihmonte për të gjetur apartamentin dhe për gjithçka tjetër i nevojitej”.
Borat ka treguar se për tre vite kishte punuar si parukier në zonën e Astirit, por për shkak të fitimeve të ulëta, vendosi të punonte si taksist për eksortat, që më parë i kishte pasur kliente në parukeri.
“Më tha pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Më tha do të të presë atje një miku im turk”, thuhet në dëshminë e vajzës.
Ajo do të punonte përmes një grupi në WhatsApp me emrin “Isil”, ku ishin tre anëtarë: vetë ajo si punëtore, një vajzë me pseudonimin Cansu (operatore) dhe Hakan, i cili ishte menaxher dhe gjente klientët që i dërgonte në apartamentin ku ajo qëndronte, thuhet në dosje.
E reja ka pranuar që përfitimin nga puna si eskortë ta ndante përgjysmë me Hakanin, i cili jetonte në Turqi.
Po ashtu, për pagesën e qirasë së apartamentit kishin rënë dakord që të ndanin shpenzimet.
Hakan, përmes komunikimit në grupin WhatsApp sillte klientët në adresë. Pagesat kryheshin paraprakisht, nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta.
Kur arrinte një shumë të konsiderueshme parash, vajza njoftonte Hakanin, i cili dërgonte një person pranë apartamentit për të tërhequr paratë, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ankohej për shkak se nuk kishte shumë klientë