Igli Tare u emërua drejtor sportiv te Milani këtë të hënë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri një postim në rrjetet sociale, ku u shpreh krenar.
“Waw Milani në urdhërat e një shqiptari. Kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit. Krenar për ty vëlla”, – shkruajti kryeministri Rama.